Suarez me fjalë të mëdha për mesfushorin e Real Madridit

Futboll

Suarez me fjalë të mëdha për mesfushorin e Real Madridit

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 10:54
Luis Suarez

Kampionati Botëror “Katar 2022” ndoshta edhe mund të jetë i fundit për Luis Suarezin.

Në një intervistë të dhënë së fundi për “Marca”, sulmuesi foli për Federico Valverden, që është edhe një prej futbollistëve kryesorë te Kombëtarja e Uruguait.

Për mesfushorin e Real Madridit, Suarez tha se ia kujton ish-bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Steven Gerrard.

“Sinqerisht, është edhe në arkiva, në vitin 2017 kur Fede debutoi me kombëtare, thashë që më kujtoi Steven Gerrardin, i cili ishte shoku im i skuadrës në Liverpool”, tha ai.

“Ai ka aftësi të ngjashme. Një lojtar ‘box-to-box’, që mund të ndryshojë ritmin. Nuk dua të krahasoj, por karakteristikat janë të ngjashme”, shtoi ish-sulmuesi i Barcelonës, që tani po aktivizohet te skuadra nga Uruguai, Nacional.

Valverde edhe në këtë sezon po tregon formë të lartë te Real Madridi.

24-vjeçari ka zhvilluar deri më tani 8 paraqitje (6 në La Liga dhe 2 në Ligën e Kampionëve), teksa ka shënuar 4 gola dhe ka regjistruar 2 asistime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat