Rustemi zbulon konkurrentin për titull

Futboll

Rustemi zbulon konkurrentin për titull

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:46
Rustemi zbulon konkurrentin për titull

Bashkimi i Kumanovës dje ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Petrovecit, në kuadër të xhiros së 5-të të Ligës së Tretë-Veri.

Skuadra e drejtuar nga Muamer Rustemi-Mela me plotë meritë erdhi deri te tre pikët e reja.

Për këtë fitore, pas ndeshjes ka folur trajneri Rustemi duke thënë se lojtarët e tij kanë bërë angazhim maksimal.

“Dje ishte një lojë kampionale ku u ndeshëm me Petrovecin, një ekip që dinte të luaj futboll, duke na krijuar edhe mjaftë telashe.

Lojtarët e mi krijuan shumë raste për gola, por i shënuam vetëm dy. Jam i kënaqur nga loja që treguam, futbollistët i kryen detyrat e dhëna në fushë. Besoj se nëse edhe në ndeshjet tjera angazhohemi kështu, atëherë nuk duhet të kemi asnjë problem për të arritur qëllimin-ligën e dytë”, deklaroi trajneri Rustemi, i cili më pas shtoi:

“Deri tash është mirë edhe pse e bëmë një humbje jomeritore. Sa i përket konkurrentëve për titull, sic po shihet dhe sic flitet ekipi BVK Konjare do të jetë konkurrentë i yni, por besoj se do ta tejkalojmë edhe pengesë”, theksoi Muamer Rustemi.

Bashkimi dhe BvK Konjare janë dy ekipet e vetme që kanë grumbulluar nga 12 pikë, pas pesë javësh, duke u gjendur në krye të tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat