Sopi: Kam pasur oferta nga ekipet prej divizionit 2 e deri në Superettan

Futboll

Sopi: Kam pasur oferta nga ekipet prej divizionit 2 e deri në Superettan

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:48
Sopi

Agim Sopi, trajneri i mirënjohur shqiptar, ka dhënë një intervistë të shkurtër për mediat suedeze, atje ku jeton dhe vepron prej vitesh.

Në këtë vit, Sopi vendosi që të pushoj nga futbolli dhe t’i përkushtohet familjes.

“Pas Österlenit-it, shumë herët vendosa që të bëja një pushim. Këtë vit kam udhëtuar shumë vetë dhe me familjen. Unë kam bërë gjëra që nuk kam mundur t’i bëj më parë sepse kam qenë i zënë me punët dhe detyrat e trajnerit”, deklaroi Sopi për “skanesport.se”, transmeton Open-TV.

52-vjecari ka thënë se gjatë kësaj kohe ka pasur rastin të ndjek ishskuadrat që i ka stërvitur.

“Po, para së gjithash i ndjek të gjitha skuadrat e mia të vjetra, pastaj pastaj i ndjekur deri dikun ligën Allsvenskan dhe Superettan. Kam pasur disa oferta nga ekipet prej divizionit 2 e deri në Superettan si dhe nga jashtë vendit, por isha i vendosur për pushim njëvjetor. Dhe këtë e bëra”, shtoi ai.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në vitin 2023 dhe më tej. I kam disa projekte, të shohim nëse do të bëhen realitet”, përfundoi Agim Sopi.

Ky i fundit dje me dy djemtë  e tij ishte në Manchester për derbin City-United, ndërsa pushimet e verës i kaloi në Spanjë, Itali dhe Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat