Ku gjendet bugari i Kosovës, dikur i preferuari i meshkujve dhe femrave...  

Futboll

Ku gjendet bugari i Kosovës, dikur i preferuari i meshkujve dhe femrave...  

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2022 Në ora: 14:16
Veton Selmani - në mes me top në dorë

Pak kush e njeh në Ferizaj dhe në Kosovë si Veton Selmani, shumica e njohin me nofkën bugari!

Dikur gjyqtar i dyfishtë, në futboll dhe në hendboll!

Gjyqtar i gjeneratës së sakrificës dhe disa vite ka refuar edhe pasluftës, i preferuar qoftë të futbolli qoftë të hendbolli.

Image

Ka qenë i preferuar si gjyqtar të sportistët (futbollistët) meshkuj dhe hendbollistet (femrat). 

Selmani njihej për guxim dhe korrektësi por edhe gëzonte respektin kudo! 

Nofka e tij edhe sot është e çuditshme për shumëkënd!  Vetoni nuk ka lidhje në asnjë formë me Bullgari por kjo nofkë i ka mbetur se pak a shumë i ngjan me stilin e tij bullgarëve.  

Edhe sot pyesin se ku gjendet bugari? 

Simpatizohet edhe nga gjeneratat e reja!

Sot është jashtë referimit, është i pensionuar nga referimi në futboll dhe në hendboll, ndërsa punon në Ferizaj dhe është jashtëzakonisht i vlerësuar!

Mbahet mend si gjyqtar i dyfishtë dhe ndonjëherë edhe me vendime të paparashikueshme në fushën e lojës, sidomos kur ishte ndeshje e tensionit të lartë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat