Nunez po ‘lufton’ për ta kuptuar Klopp-in

Futboll

Nunez po ‘lufton’ për ta kuptuar Klopp-in

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 13:32
Nunez po ‘lufton’ për ta kuptuar Klopp-in

Sulmuesi i Liverpool-it, Darwin Nunez e pranon se po ‘lufton’ për ta kuptuar menaxherin Jurgen Klopp.

Nunez, i cili mbrëmë ishte titullar në fitoren e Ligës së Kampionëve kundër Rangers, thotë se ende nuk ka mësuar anglishten.

“Sinqerisht nuk e kuptoj kur ai (Klopp) bisedon me ekipin. U kërkoj shokëve të mi të ma përkthejnë atë që e thotë ai, por mendoj se ai e ka të qartë stilin e lojës”, tha Nunez për “TNT”.

“Ai na kërkon të bëjmë gjërat të thjeshta, të mos kemi frikë dhe të kemi vetëbesim”.

“Kur ne e humbim topin, ai kërkon që të vëmë në presion kundërshtarin. Kjo është ajo që ai kërkon ta bëjmë ne”, theksoi Nunez.

Nunez këtë sezon të garave, ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në tetë ndeshje me Liverpool-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat