Medium serb me neveri, kështu e quan fitoren e Ballkanit të Therandës në Turqi 

Futboll

Medium serb me neveri, kështu e quan fitoren e Ballkanit të Therandës në Turqi 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 tetor 2022 Në ora: 15:30
Pamje nga ndeshja

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, është temë kudo në futbollin evropian.

Fitorja e mbrëmshme në Sivas me rezultat 4:3 ndaj Sivasspor, në kuadër të xhiros së tretë të Conference Leaague, mahniti Evropën. Jo vetëm fitorja, Ballkani është në krye të grupit G me 4 pikë, duke lënë pas Sivasspor-in, Slavia-n dhe Cluj-in, secila me nga 4 pikë.

Mediumi “Sportal”, në kuadër të mediumit serb “Blic”,  ka shkarravitur pa fije turpi, duke e quajtur Kosovën Kosmet dhe krahinë jugore!

Serbëve po iu dhemb, për faktin se Kosova po tregohet e fuqishme, po i tregon botës, se ka një rini shembullore dhe e luan bukur futbollin. 

Mediumi serb, të njohur për të gënjyer veten dhe popullin serb, shkruan me cinizëm.

“Fitorja e parë e një skuadre nga Kosmeti, Ballkani mposhti Sivasin në një fund të çmendur.

Xhiro e tretë e Conference League solli një befasi të madhe, për të cilën u kujdesën lojtarët e Ballkanit, të cilët mposhtën me rezultat 4:3, Sivasporin turk.

Klubi i Suharekës u bë kështu ekipi i parë nga Kosova, e cila shënoi fitore në një garë evropiane dhe e arriti me golin e Ermal Krasniqit në minutën e katërt të kohës shtesë. 

Ndonëse ballkanasit deri në minutën e 75-të kishin epërsinë (3:1) dhe dukej se po shkonte drejt një fitoreje të sigurt, në fund Sivas arriti të rikthehet në ndeshje dhe madje barazoi me golat Yesilyurt dhe Yatabare në minutën e 90+2.

Megjithatë, vetëm dy minuta pas golit të barazimit, Krasniqi përfitoi nga konfuzioni në mbrojtje të vendasve dhe solli një fitore historike për ekipin e tij, i cili arriti në pikën e katërt në grup.

Ndeshja nuk nisi mirë për mysafirët nga Suhareka, pasi skuadra turke kaloi në avantazh që në minutën e parë me anë të Frederik Ulvestad.

Mirëpo, shpejt pasoi reagimi i skuadrës ballkanike, të cilët e kthyen rezultatin në pjesën e parë me golat e Armendo Thaqit në minutën e 20-të dhe Arbër Potokut në minutën e 31-të.

Ai rezultat qëndroi i vlefshëm deri në minutën e 75-të dhe më pas pati një përfundim të çmendur në të cilin skuadra nga krahina jugore serbe ishte më e zgjuar dhe më me fat”, shkarravit ky medium serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat