Pjaniç sulmon Koemanin

Futboll

Pjaniç sulmon Koemanin

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 11:44
Pjaniç sulmon Koemanin

Miralem Pjaniç ka sulmuar ish-trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman për periudhën sa holandezi ishte në "Camp Nou". Sipas boshnjakut, seancat stërvitore nuk kishin intensitet, taktika dhe ide .

"Ne nuk përgatiteshim për ndeshjet. Nuk kishte intensitet, taktika, ide", ka thënë Pjanic. 

Ish-futbollistii i Juventusit ka tjetër vlerësim për Xavin si trajner te Barcelona. 

“Çdo ditë është si një lojë në stërvitje në Barcelonë tani, sepse ka shumë cilësi në skuadër dhe shumë intensitet”, ka thënë ai.

Boshnjaku tashmë luan te Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai te Barcelona ka luajtur nëntëmbëdhjetë ndeshje, por pa lënë gjurmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat