Paçarada mungon, Fazllji 30 minuta, St. Pauli pëson humbje

Futboll

Paçarada mungon, Fazllji 30 minuta, St. Pauli pëson humbje

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 15:03
Pamje nga ndeshja

Braunschweig ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj St. Pauli-t, në takimin e javës së 11-të të Bundesliga II.

Futbollisti Saliakas në minutën e 68-të ka shënuar për St. Paulin dhe Pherai përmbysi gjithçka me dy golat e tij në minutën e 78-të e 90+4, duke ia siguruar fitoren Braunschweig-ut. 

Reprezentuesi i Kosovës, Betim Fazliji, ka luajtur nga minuta e 60-të ose për 30 minuta ishte në fushë për St. Pauli-n.

Mbrojtësi Leat Paçarada nuk u paraqit për shkak të lëndimit për St. Paulin dhe ishte një hendikep i madh për skuadrën nga Hamburgu.

Braunschweig është në vend të 11-të me 12 pikë dhe ka 1 më shumë se St. Pauli që gjendet dy në të 13-tin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat