Zahov: Me ardhjen e trajnerit Qatip Osmani sikur kemi gjetur ritmin e duhur

Futboll

Zahov: Me ardhjen e trajnerit Qatip Osmani sikur kemi gjetur ritmin e duhur

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 11:50
Zahov: Me ardhjen e trajnerit Qatip Osmani sikur kemi gjetur ritmin e duhur

Skuadra nga Shtipi është pengesa e radhës për Shkkëndijen që pretendojnë fitore për ngushtim të diferencës me kreun e renditjes, duke ditur se lideri Struga këtë xhiro është i lirë.

Portieri Kostadin Zahov beson se rezultati nuk do të mungojë, nëse ekipi performon në lartësinë e tre ndeshjeve të fundit (Shkupi, Pobeda dhe Skopje).

Zahov, tha: “Me ardhjen e trajnerit Qatip Osmani sikur kemi gjetur ritmin e duhur dhe kjo shihet në performansat tona përballë Shkupit, Pobedës dhe Skopjes. Tani duham të vazhdojmë me këtë avaz për të treguar konsistencë në paraqitje e rezultate“. 

Zahov, thotë: “Çdo rival meriton respekt, pavarësisht pozitës në renditje.

Bregallnica në të kaluarën ka ditur të jetë ‘mace e zezë’ për Shkëndijën dhe për këtë arsye ne shikojmë me kujdes këtë ndeshje. Do futemi sikur luajmë një finale dhe me qasje maksimalisht serioze besoj të marrim fitoren e radhës“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat