Analisti rumun: Të gjithë janë gëzuar, kur e kanë parë Kosovën

Futboll

Analisti rumun: Të gjithë janë gëzuar, kur e kanë parë Kosovën

Nga: K. Goca Më: 9 tetor 2022 Në ora: 22:25
Rumania

Presion i madh për selektorin e Rumanisë Edi Iordanescu dhe lojtarët e tij, pas shortit të grupeve në kualifikueset për EURO 2024:

Basarab Panduru, ish-lojtari i kombëtares rumune të futbollit, ka analizuar grupin ku do të jenë pjesë e trengjyrëshve kualifikuese të EURO 2024.

Gjatë të dielës në Frankfurt u hodh shorti i grupeve.

Rumania është në Grupin I me Zvicrën, Izraelin, Kosovën, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Basarab Panduru është i mendimit se Rumania është me fat që ka një grup të tillë.

“Kam parë optimizëm gjithandej, të gjithë janë gëzuar, kur e kanë parë Kosovën se në cilin grup ka rënë... Të gjithë janë të lumtur.

Tani do të shohim se kush do të fitojë. Shanset më të mira duket se i ka Zvicra”, tha Basarab Panduru për mediumin në “Orange Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat