Dita e pafat e Amir Rrahmanit

Futboll

Dita e pafat e Amir Rrahmanit

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 23:03
Dita e pafat e Amir Rrahmanit

Nuk ishte dita e Armir Rrahmanit, edhe pse mbrojtësi dardan duhet të jetë i kënaqur për fitoren 4-1 rë Napolit në fushën e Cremoneses.

Që në minutën e dytë, ish-mbrojtësi i Partizanit iu afrua golit me një goditje shumë të bukur me kokë, por u ndal nga traversë.

Nëse topi do të kishte hyrë brenda, do të kishte qenë një gol i mrekullueshëm.
Në minutë ne 82-të të takimit, kur rezultati ishte 1-2, Rrahmani u detyrua të linte fushën për shkak të një problemi fizik. Asnjë problem për ekipin e drejtuar nga Spalletti, që shënoi edhe dy gola të tjerë në shtesë.

Sa i përket gjendje së Rrahmanit, klubi napolitani u mjaftuan me një njoftim shumë të shkurtër, që sugjeron se dëmtimi nuk është serioz, madje nuk jepet informacion as për kohën e rikuperimit: “Rrahmani ka pasur një tendosje muskulore në kofshën e majtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat