Barazon rekordin e Ramosit e Casillasit

Futboll

Barazon rekordin e Ramosit e Casillasit

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 12:53
Barazon rekordin e Ramosit e Casillasit

Të dielën mbrëma, Barcelona shënoi fitore 1:0 kundër Celta Vigos, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Kjo fitore ishte e veçantë për kapitenin e skuadrës, Sergio Busquetsin, i cili barazoi një rekordin e Sergio Ramosin dhe Iker Casillasin.

Sipas “Mundo Deportivo”, Busquets tani numëron 334 fitore në La Liga, aq sa kanë arritur edhe Ramos e Casillas më herët.

Rekordi me më shumë fitore në elitën e futbollit spanjoll mbahet nga Lionel Messi. Argjentinasi kishte regjistruar 383 fitore gjatë kohës sa ishte pjesë e Barcelonës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat