Van Basten: Neymar i provokon në mënyrë të vazhdueshme kundërshtarët

Futboll

Van Basten: Neymar i provokon në mënyrë të vazhdueshme kundërshtarët

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:31
Neymar

Ish-sulmuesi i kombëtares holandeze dhe Milanit, 3 herë fitues i Topit të Artë, Marco Van Basten ka kritikuar haptazi sjelljen e sulmuesit të PSG dhe kombëtares braziliane Neymar, në fushën e lojës.

Neymar është kritikuar shpesh si një futbollist që simulon por ndërkohë Van Basten e rëndon dozën e akuzave pa u kursyer teksa shprehet:

“Neymar është një qaraman i vërtetë.

Ai i provokon në mënyrë të vazhdueshme kundërshtarët.

Fillimisht është vetë ai që kryen faull ndaj dikujt, pastaj bën gjoja sikur është ai viktima. Nuk mund ta prekësh. Në fakt do të duartrokisja nëse dikush do të merrej seriozisht me të, duke qenë se është një lojtar i pakëndshëm”.

Kritika të drejtëpërdrejta nga Van Basten që vijnë për Neymar para një misioni të rëndësishëm, Kupës së Botës ku natyrisht ylli i PSG do ta synojë fitimin e trofeut me Brazilin. Neymar ka shënuar 11 gola duke dhënë edhe 9 asisste për PSG në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat