UEFA shkruan për formën fantastike të Ballkanit

Futboll

UEFA shkruan për formën fantastike të Ballkanit

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 18:35
UEFA shkruan për formën fantastike të Ballkanit

Ballkani është duke kaluar nëpër një formë fantastike në këtë sezon, si në aspektin evropian dhe atë në ligë.

Klubi nga Theranda po vazhdon të na bëjë krenar dhe ta promovojë futbollin e Kosovës në nivele të larta, pasi është në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani është aktualisht lider në Grupin G të Ligës së Konferencës me katër pikë, të ndjekur pas nga Sivasspori, Slavia Praga dhe Cluj që kanë po ashtu nga katër.

Kampioni në fuqi përkundër orarit të ngjeshur të ndeshjeve, performancë brilante po jep edhe në Albi Mall Superligën  e Kosovës, duke u pozicionuar të dytët me 21 pikë, tri më pak se lideri Drtia.

Për këtë formë fantastike, UEFA ka bërë një postim në faqen e tyre, duke treguar për formën spektakolare që po kalon Ballkani në garën më të re të shtëpisë së futbollit për klube dhe në ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat