AKV Bardhosh Gërvalla Ludwigsburg, nuk merr pjesë në Superkupën Kosovë - Diasporë

Futboll

AKV Bardhosh Gërvalla Ludwigsburg, nuk merr pjesë në Superkupën Kosovë - Diasporë

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 22:28
Ilustrim

Fituesi i Kupës së Kosovës në Gjermani, AKV Bardhosh Gërvalla Ludwigsburg, nuk merr pjesë në Superkupën Kosovë – Diasporë, njofton Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermano.

“Me 18 tetor 2022, në Prishtinë (Kampin nacional në Hajvali) sipas programit të FFK-së, FFSHGJ-së e UKSHFZ-së mbahet gara për Supërkupën Kosovë – Diasporë. Sivjet në këtë garë marrin pjesë KF LLapi Podujevë, FC Kosova Zürich dhe është dashur të jetë edhe AKV Bardhosh Gërvalla Ludwigsburg.

Kryesia e FFSHGJ-së, me keqardhje njofton se klubi ynë nga Ludwigsburgu nuk do të marrë pjesë në këtë garë e cila sivjet për herë të parë mbahet në format të ri duke tubuar tre fituesit e kupave nga klubet shqiptare në Kosovë, në Gjermani dhe në Zvicër.

Arsyet e mungesës së klubit shqiptar nga Gjermania në këtë garë janë disa çështje organizative të klubit nga Ludwigsburgu por ka ndikuar edhe ndërpreja e bashkëpunimit të FFSHGJ-së me MPJD, e cila në të kaluarën kur ishte si Ministri e Diasporës dhe kur qeverisnin partitë tjera ka ndihmuar shumë këtë aktivitet.

Në dy vitet e fundit me ardhjen e Znj. Donika Gërvalla, në krye të kësaj ministrie ajo refuzoi çdo bashkëpunim me FFSHGJ-në, deri sa ne si organizata më e madhe shqiptare në diasporë ishim të shtrënguar që të ndërprejmë bashkëpunimin me këtë ministri deri sa ajo mos të largohet nga politika linçuese ndaj organizatës sonë me çka linçon një pjesë të madhe të diasporës.

Kryesia e FFSHGJ-së shpreh keqardhje që në këtë garë shumë të rëndësishme do të mungojë përfaqësuesja e saj, mirëpo kushtet janë të tilla dhe kërkojmë falje dhe mirëkuptim nga FFK, UKSHFZ dhe futbolldashësit tjerë në Gjermani, në Zvicër dhe në Kosovë”, thuhet nga kryesia e FFSHGJ-së me kryetar Ruzhdi Statovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat