Pioli: Nuk flas edhe aq rrjedhshëm anglisht, por arbitrit i thashë…

Futboll

Pioli: Nuk flas edhe aq rrjedhshëm anglisht, por arbitrit i thashë…

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 00:04
Pioli

Arbitri gjerman Sibert, u bë protagonist në supersfidës mes Milanit dhe Chelseat, teksa ndëshkoi në minutën e 18-të me karton të kuq Tomorin, teksa akordoi penallti në favor të londinezëve. Vendim ky që shkaktoi polemika të shumta.

Në lidhje me vendimet e gjyqtarit, foli dhe trajneri Pioli, i cili për mikrofonat e “Mediaset” pas humbjes u shpreh:

“Ndeshja filloi dhe ndjenja ishte se mund të bënim mirë. Më pas penallti dhe karton i kuq. Aty ndryshoi gjithçka, Çelsi nuk kishte nevojë të luante në epërsi numerike.

Mund të kishim luajtur një ndeshje deri në atë moment, pastaj mbaroi ndeshja. Nuk dua ta rishikoj episodin, më duket shumë e qartë. Nuk dua të komentoj.

I thashë arbitri atë që mendoj unë, nuk flas edhe aq rrjedhshëm anglisht, por mendoj se e ka kuptuar se çfarë kam dashur t’i them.

Gjithsesi fati është në dorën tonë: nëse duam të dëshmojmë se jemi konkurrues edhe në Europë, duhet të fitojmë dy të tjerat dhe kemi mundësinë.

Duhet të besojmë. Ne duam të shkojmë në Zagreb për të luajtur futbollin tonë dhe e njëjta gjë vlen edhe për këtu kundër Salzcurgut. San Siro? E paguam shtrenjtë penalltinë dhe kartonin e kuq. Falenderojmë tifozët për mbështetjen e tyre”, u shpreh Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat