Sneijder për shqiptarin: Transferim i jashtëzakonshëm

Futboll

Sneijder për shqiptarin: Transferim i jashtëzakonshëm

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 12:46
Sneijder

Ish-ylli i mesfushës së Interit, Wesley Sneijder, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” përpara ndeshjes së sotme mes zikaltërve dhe Barcelonës.

“Nëse e shoh veten te Calhanoglu? Nuk më pëlqen të krahasoj lojtarë të epokave të ndryshme. Sigurisht, ai dhe unë luajmë në pozicione pak a shumë të ngjashme dhe ne na pëlqen të bëjmë të njëjtat veprime, të japim topin e gjatë, të gjuajmë në portë nga distanca të ndryshme, të godasim goditjet e lira.

Për mua Interi ka shumë cilësi në mesfushë, nga Barella te Mkhytarian. Asllani?

Ai është një transferim i jashtëzakonshëm për të ardhmen, një lojtar i jashtëzakonshëm. Nuk e dija se isha idhulli i tj, është kënaqësi për mua”, është shprehur holandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat