Spikat Vllaznia - Flamurtari!

Futboll

Spikat Vllaznia - Flamurtari!

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 13:39
Spikat Vllaznia - Flamurtari!

Kupa e Shqipërisë do të zhvillojë sot 11 ndeshjet e fundit të turit të parë.

Në Grupin A do të luhen 5 takime në orën 14:00: Tirana-Veleçiku në kompleksin sportiv “Skënder Halili”, Partizani-Oriku në stadiumin “Elbasan Arena”, Vllaznia-Flamurtari në stadiumin “Loro Boriçi”, Vora-Kastrioti në kompleksin sportiv “Internacional” në Pezë-Helmes dhe Korabi-Besa në stadiumin “Korabi” në Peshkopi.

Në Grupin B do të luhen 5 duele në orën 14:00 dhe një në orën 12:00: Kukësi-Labëria në kompleksin sportiv në Kamëz, Egnatia-Shkumbini në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, derbi i Korçës, Skënderbeu-Maliqi në stadiumin “Skënderbeu”, Erzeni-Turbina në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut, Apolonia-Besëlidhja në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier (12:00), Tomori-Burreli në stadiumin “Tomori” në Berat.

Ndërkohë, vlen të theksohet se në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë janë kualifikuar Lushnja, Bylisi dhe Dinamo në Grupin A, ndërsa në Grupin B janë kualifikuar, Laçi dhe Teuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat