Rudiger ia hedh me 20 të qepura

Futboll

Rudiger ia hedh me 20 të qepura

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 13:47
Rudiger ia hedh me 20 të qepura

Reali i Madridit e mbylli në barazim 1-1 duelin ndaj Shakhtar Donetsk dhe siguroi kualifikimin në 16 ekipet më të mira të Champions League dy javë përpara mbylljes së fazës së grupeve.

Antonio Rudiger evitoi humbjen e “Los Blancos” me golin e shënuar në minutat shtesë (i pari për të me Realin në Champions), moment gjatë së cilit pësoi një dëmtim të rëndë në kokë pas përplasjes me portierin kundërshtar.

Pas 20 qepjeve në vetull, mbrojtësi gjerman u shfaq i buzëqeshur në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Jam gjallë”. Rreth dëmtimit të tij foli edhe trajneri Carlo Ancelotti.

“Dukej një dëmtim i rëndë, por për fat gjithçka është në rregull. Rudiger ka pësuar një çarje të madhe ne vetull, por situata nuk është serioze. Ai shënoi një gol tepër të rëndësishëm për ne.

Në fillim nuk e kuptoi mirë gjendjen e dëmtimit dhe donte të rikthehej në fushë, por kishte humbur shumë gjak. Fatmirësisht nuk është një dëmtim i rëndë”, deklaroi tekniku italian.

Ndërkohë, mediet spanjolle shkruajnë se Rudiger nuk ka probleme kockore dhe ka shanse të luajë në El Clasico-n ndaj Barcelonës (16 tetor), sfidë në të cilën mund të zbresë në fushë me maskë në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat