​Chelsea frikëson Milanin për Leaon

Futboll

​Chelsea frikëson Milanin për Leaon

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 10:47
Rafael Leao

Milani raportohet se do të takohet me agjentët e Rafael Leaos javën e ardhshme për të paraqitur propozimin e tyre për kontratë të re.

Marrëveshja aktuale e yllit portugez me kuqezinjtë skadon në vitin 2024 dhe drejtori Paolo Maldini e bëri të qartë në fillim të kësaj jave se klubi dëshiron ta lidhë lojtarin me një marrëveshje të re përpara fillimit të Kampionatit Botëror në Katar. 

Kjo lëvizje e Milanit vije pasi Chelsea kishte shprehur interesim për shërbimet e Leaos verën e këtij viti, por Milani e bëri të qartë se ata nuk donin të humbnin yllin e tyre.

Interesimii “Bluve” të Londrës mësohet se nuk është zhdukur dhe ata mund të provojnë sërish, madje edhe ne afatin kalimtar të janarit për ta bindur lojtarin që të ndryshojë skuadër.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Milanit do të takohen me agjentët e Leaos të martën ose të mërkurën e javës që po vjen për t'i ofruar një marrëveshje të re 23-vjeçarit, një kontratë pesëvjeçare me vlerë 5 milionë euro neto në sezon plus shlyerjen e 10 milionë eurove borxhe me Sportingun.

Leao ishte vendimtar në sezonin e kaluar për Milanin që u kurorëzua me titullin e kampionit në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat