Elshani: Nuk e besonim që do arrinim kaq shumë

Futboll

Elshani: Nuk e besonim që do arrinim kaq shumë

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 18:56
Elshani

Administratori i Ballkanit Florim Elshani deklaroi se pas ecurisë së ekipit nga Suhareka, për të tashmë çdo gjë është e mundur.

Duke folur për emisionin “Zona Gol” në “SuperSport” ai tha se kanë shpresuar të kenë ecuri të mirë në Conference League, por se kanë besuar ndonjëherë se do arrinin kaq lart.

A keni menduar që do arrinit deri këtu? “Kemi shpresuar për të qëndruar gjatë, por ndoshta jo në këtë fazë ku jemi.”

Besoni në fitore? “Gjithçka e besoj. Tashmë për mua e pamundura është e mundur.”

Çfarë keni bërë që skuadra të mos jetë euforike më shumë seç duhet? “Me punën e Ilir Dajës besoj se nuk kanë fluturuar, por kanë luajtur futboll dhe kanë qenë me këmbë në tokë.”

Sa është në gjendje Ballkani të përballojë kampionatin dhe Conference League-n? “Normale që është ngarkesë, por profesori dhe i gjithë stafi mjekësor dhe atletik po e menaxhojnë situatën shumë mirë dhe djemtë po e përballojnë shumë mirë",

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat