Ish-lojtari i Milanit tregon prapaskenën me mbrojtësin e Shqipërisë: I thashë

Futboll

Ish-lojtari i Milanit tregon prapaskenën me mbrojtësin e Shqipërisë: I thashë

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 16:45
Andrea Ndoj

Andrea Ndoj do të debutonte me Olimpiakosin kundër OFI në kampionat. Lojtari i Shqipërisë U-21 është provuar në rolin e mbrojtësit të qendrës, ndërsa pozicioni i tij natyral është mesfushori shkatërrues.

Tërësisht i pafat, pasi në pjesën e parë do të gjente autogolin dhe për të mos e rënduar më tepër, trajneri e largoi menjëherë pas minutës së 46.

Askush nuk e priste dhe trajneri spanjoll i Olimpiakos, Gonzalez, i dha një tjetër debutim Ndojit, këtë herë kundër Karabak në Europa League. Futbollisti 19-vjeçar ka zhvilluar një super ndeshje duke qenë një prej më të mirëve në fushën e blertë në barazimin 0-0, madje iu afrua edhe shënimit të golit, këtë herë në portën kundërshtare.

“Kjo tregon sesa mirë po bëjmë ne që po i besojmë akademisë. Akademia jonë ka lojtarë shumë të mirë dhe duhet ta përdorim këtë pikë të fortë”, u shpreh Gonzalez që komplimentoi Ndojin për ndeshjen me Karabak.

Të njëjtën linjë e ndoqi edhe mbrojtësi tjetër i njohur i Olimpiakos, ish-lojtari i Milanit, Arsenalit dhe Dortmundit, Sokrati Papastathopulos.

“E mora në mbrojtje, i thashë të jetë i qetë, të dëgjojë dhe për të gjitha gabimet që mund të ndodhin, do të isha unë përgjegjësi. Këta djem kanë nevojë për mbështetje që të luajnë në nivele të tilla, duhet të jetë dikush që të marrë përsipër përgjegjësinë për ta”, tha mbrojtësi grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat