Felix takohet me Mendes

Futboll

Felix takohet me Mendes

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 16:55
Felix takohet me Mendes

Joao Felix dëshiron të largohet nga Atletico Madrid, ky është lajmi i ditës në Spanjë.

Sulmuesi portugez nuk dëshiron të jetë një lojtarë mbështetës në skuadrën e Simeones dhe ka treguar të gjithë pakënaqësitë e tij në javët e fundit.

Pakënaqësia e fundit, sipas “MARCA”, erdhi të mërkurën kur Felix ndejti për një kohë të gjatë në stol, por nuk hyri në fushën e lojës në ndeshjen e Champions League kundër Bruges, duke hedhur në tokë fanellën e tij me inat kur pa që një tjetër lojtar u aktivizua në zëvendësimin e fundit.

I paguar shumë tre vjet më parë, Joao Felix, i cili ka një klauzolë prej 350 milionë euro, ai e ka humbur durimin. Lajmi për blerjen përfundimtare të Griezmann kufizon më shumë shanset e tij për t’u aktivizuar.

Kështu, dje ai takoi agjentin e tij, Jorge Mendes, për të zbuluar nëse ka ndonjë mundësi për shitje në merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat