Favoritet për titull janë pa lojtarë të rëndësishëm

Futboll

Favoritet për titull janë pa lojtarë të rëndësishëm

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 19:11
Favoritet për titull janë pa lojtarë të rëndësishëm

Futbollisti i Chelsea dhe i kombëtares franceze Ngolo Kante humbet Botërorin e ardhshëm në Katar për shkak të një lëndimi, transmeton “L’Eqipue”.

Kante ka luajtur vetëm dy ndeshje për Chelsea në Premier League këtë sezon për shkak të një dëmtimi.

Ai u kthye në stërvitje dy javë më parë, por sipas mediave franceze, rikuperimi i lojtarit të Chelsea nuk po shkon sipas planit.

Kante do të duhet të humbasë të paktën edhe katër ndeshje të tjera të klubit londinez.

Përveç tij, një tjetër lojtar i Chelsea, Rhys James, mund të humbasë edhe Kupën e Botës në Katar.

Sipas informacioneve të fundit, përfaqësuesi i Anglisë do të duhet të operohet për shkak të një dëmtimi dhe se kur do të përfundojë rikuperimi i tij është shumë e diskutueshme.

“Frika po rritet se James mund të humbasë Kupën e Botës. Dëmtimi i gjurit është më i rëndë se sa dukej. Operacioni është një nga opsionet”, thekson britanikja “Daily Mail”, që do të thotë se tani gjithçka është në dorën e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat