FC Prishtina gjobitet nga FFK-ja

Futboll

FC Prishtina gjobitet nga FFK-ja

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 19:24
FC Prishtina gjobitet nga FFK-ja

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 14.10.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dhjetë të Albi Mall Superligës.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive, mori vendim për dënimin e FC Prishtinës me gjobë prej 1000 euro.

Kjo pas lëshimit në organizimin e ndeshjes Prishtina Dukagjini, ku në minutën e 85-të një shikues u fut në fushë. Gjithashtu, pas ndeshjes janë futur disa shikues në fushë duke krijuar pasiguri për personat zyrtar.

Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:

FC ”Prishtina”: Lëshim në organizimin e ndeshjes Prishtina- Dukagjini . Në min 85-të një shikues futet në fushë e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa çaste si dhe pas përfundimit të ndeshjes janë futur disa shikues në fushë duke krijuar pa siguri për personat zyrtar. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes . Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët I iplotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat