Kapiteni i Bashkimit para “derbit të sezonit”: Jemi më të mirë

Futboll

Kapiteni i Bashkimit para “derbit të sezonit”: Jemi më të mirë

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 23:53
Kapiteni i Bashkimit

Kapiteni i Bashkimit të Kumanovës, Shengil Jashari, ka deklaruar për Open-TV se të gatshëm e presin derbin me BvK Konjare, në kuadrin e javës së tetë të Ligës së Tretë-Veri të Maqedonisë së Veriut.

“Ne jemi të përgatitur për këtë ndeshje derbi. Ne jemi më të mirë se BvK, por tani si dihet vetëm me refer ose nëse nuk na shkon nuk mund të kthehemi me tre pikë. Ne udhëtojmë për fitore, tash çka del nuk e di”, tha Jashari.

“Unë i ftojë tifozët, ‘Ilirët’ dhe të tjerët që të vijnë në numër të madh në ndeshje për të na mbështetur drejt fitores”, shtoi ai.

Ndeshja derbi mes BvK Konjare dhe Bashkimit do të luhet të shtunën (nesër) me fillim prej orës 14:30 në stadiumin e Konjarës së Mesme të Shkupit.

Në renditjen tabelore, Bashkimi është në vendin e parë me 18 pikë, kurse BvK Konjare në vendin e dytë me dy pikë më pak..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat