Buzaku: Çdo rezultat tjetër përveç fitores për ne është dështim!

Futboll

Buzaku: Çdo rezultat tjetër përveç fitores për ne është dështim!

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 23:55
Buzaku

Trajneri i BvK Konjare, Ardian Buzaku, ka deklaruar për Open-TV se skuadrën e tij e pret një ndeshje shumë e rëndësishme, në kuadrin e javë së tetë të Ligës së Tretë-Veri në Maqedoninë e Veriut.

BvK Konjare nesër nga ora 14:30 minuta e pret Bashkimin e Kumanovës.

“Mendoj se kundër Bashkimit nesër jemi favorit në letër. Por ne duhet ta pranojmë se jemi nën presion të fitores, pra na duhet fitorja patjetër. Ne kemi respekt për Bashkimin, pasi kanë ekip dhe lojtarë cilësorë, por për ne çdo rezultat tjetër përvec fitores do të jetë dështim”, deklaroi trajneri Ardian Buzaku.

“Nesër presim numër të madh të publikut. Është ditë e shtunë, ditë fundjave, prandaj iu bëj thirrje publikut që të vijnë të na mbështesin në këtë ndeshje me rëndësi për ne. Do të kemi edhe mysafirë të ftuar si kryetarin e komunës, kryetari LFK të Gazi Babës e të tjerë”, shtoi trajneri Buzaku.

Në renditjen tabelore, Bashkimi është në vendin e parë me 18 pikë, kurse BvK Konjare në vendin e dytë me dy pikë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat