Galtier nervozohet

Futboll

Galtier nervozohet

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 11:38
Galtier nervozohet

Trajneri i PSG, Christophe Galtier reagon ashpër kundër zërave të fundit që e shohin Kylian Mbappe të lagohet nga skuadra në muajin janar.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së kampionatit ndaj Marseille, numri një i parizienëve theksoi se mediat asnjëherë nuk e besojnë dhe se shkruajnë të kundërtën e asaj që thotë ai. Galtier shton se Mbappe nuk ka shprehur kurrë dëshirë për t’u larguar nga skuadra, madje sipas trajnerit sulmuesi impenjohet në maksimum çdo stërvitje.

“Mua më duket e kotë të flas sepse çfarëdo që unë them, ju të medias nuk e besoni.

Madje, shoh që shkruani të kundërtën e asaj që them. Unë flas me përgjegjësi të plotë kur them se atmosfera te PSG nuk është ashtu siç përshkruhet. Këtu ambienti është shumë pozitiv dhe se grupi është i bashkuar.

Megjithatë, nuk dua të komentoj më shumë rreth thashethemeve. Ne nuk puthemi çdo ditë kur takohemi, por kjo është normale. Unë ju siguroj se atmosfera është shumë më e mirë se në klubet e tjera.

Mbappe kërkon të largohet? Unë në jetë bëj shumë gabime, por unë nuk di të gënjej. Nuk kam folur me Mbappe në lidhje me këtë temë, por më mjafton të shoh se në stërvitje ai është shumë i impenjuar dhe tregohet një profesionist i vërtetë”, tha Galtier i nervozuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat