Duele interesante në dy grupet e Ligës së Parë

Futboll

Duele interesante në dy grupet e Ligës së Parë

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 11:54
Duele interesante në dy grupet e Ligës së Parë

Krahas elitës së futbollit kosovar, futbolli do të luhet ditën e sotme edhe në dy grupet e Ligës së Parë.

Kësisoj në program janë tre ndeshje për tu zhvilluar, dy në Grupin A dhe një tjetër në Grupin B.

Rahoveci do të përballet me Drenasin në stadiumin e qytetit në Rahovec, derisa interesant pritet të jetë edhe dueli mes Istogut dhe Feronikelit 74.

Ndeshje shumë interesante do të zhvillohet edhe në kryeqytet, ku 2 Korriku pret Vushtrrinë.

Të gjitha ndeshjet në Ligën e Parë zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat