Nico u largua nga "Camp Nou" në formë huazimi

Futboll

Nico u largua nga "Camp Nou" në formë huazimi

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 15:07
Nico

Gennaro Gattuso pret që Nico Gonzalez të qëndrojë te Valencia për pjesën tjetër të sezonit, pavarësisht raportimeve që flasin se Barcelona po mendon ta kthejë mesfushorin.

Nico u largua nga "Camp Nou" në formë huazimi, duke kërkuar më shumë minuta te Valencia, por megjithatë nuk ka luajtur edhe aq shumë. 

"Ai është një profesionist i madh. Ai stërvit shumë mirë. Të gjithë lojtarët duan të jenë titullarë", ka thënë italiani.

"Ai ka një kontratë njëvjeçare me ne".

Pas tetë ndeshjeve të kampionatit spanjoll, Valencia gjendet në pozitën e shtatë. Tabelën e kryeson Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat