‘Heshtin’ rrjetat në duelin Leicester City-Crystal Palace

Futboll

‘Heshtin’ rrjetat në duelin Leicester City-Crystal Palace

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 15:40
‘Heshtin’ rrjetat në duelin Leicester City-Crystal Palace

Ndeshja e parë e kësaj fundjave në Premier League, është zhvilluar mes Leicester Cityt dhe Crystal Palace.

Kjo sfidë është mbyllur me rezultatin më të padëshiruar në futboll (0-0).

Leicester që ndodhet në zonën e rrezikshme, megjithë presionin për të arritur fitore assesi nuk ia doli që të paktën njëherë ta çojë topin në rrjetën e kundërshtarit.

Skuadra mike mirë e kontrolloi lojën, madje, disa herë u shfaq e rrezikshme para portës vendëse, megjithatë, kjo sfidë u mbyll pa gola.

Leicester është e parafundit në tabelë me vetëm pesë pikë, derisa Crystal Palace renditet e 13-ta me 10 pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat