Ballkani barazon në Skenderaj, fundi i sfidës me tensione të mëdha 

Futboll

Ballkani barazon në Skenderaj, fundi i sfidës me tensione të mëdha 

Nga: K. G. Më: 16 tetor 2022 Në ora: 15:01
Ballkani

Drenica ka arritur një pikë në duel me kampionin në fuqi Ballkanin e Therandës, në takimin e javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Drenica dhe Ballkani ndahen baras (1:1) në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Bajram Aliu”.

Osman Mziu ka shënuar për 1:0 në minutën e 54-t të ndeshjes në Skenderaj.

 Në minutën e 82-të, Ballkani barazon rezultatin me golin e futbollistit Armend Thaçi. Ai me një goditje precize parabolloi portierin e 

Fundi i takimit me tensione të mëdha, grushte mes futbollistëve por që për fat u qetësua situata shpejt.   

Ballkani renditet më vend të dytë me 22 pikë dhe Drenica në të gjashtin me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat