Kosova e Dusseldorfit demolon ekipin TSV Eller 04, ngritet në vend të katërt 

Futboll

Kosova e Dusseldorfit demolon ekipin TSV Eller 04, ngritet në vend të katërt 

Nga: K.G. Më: 16 tetor 2022 Në ora: 20:36
Kosova

Kosova e Dusseldorfit ka importuar tre pikë të ëmbla në kuadër të javës  së 10-të të Bezirksliga, Grupi 1. 

Djelmoshat kuqezi me lojë dhe rezultat shkëlqyen duke e mposhtur me rezultat 4:1 ekipin e TSV Eller 04.

Vendasit nuk kishin forcë që të përballen me ekipin e Kosovës, e cila luajti me kujdes shtuar në të gjitha repartet dhe si fryt i kësaj edhe arritën fitore bindëse. Një fitore që i jep edhe më shumë motiv për sfidat e radhës që të luftojnë për kreun tabelës. 

Kryetari i klubit, Bujar Neziri, është krenar me djelmoshat dhe fitoren që e arritën në konak të rivalit.  

“Tre pikët e radhës për ekipin tonë në një lojë shumë të rëndë për ekipin tonë, duke marrë parasysh se ekipi kundërshtarë ishte mjaft agresiv dhe luajti një lojë me presion shumë të madh.

Mirëpo ekipi ynë menaxhoi situatën, kthej lojën në favor edhe pse ishte duke humbur 1:0 me gol të shënuar nga Leidag.

Ekipi ynë shënoi një herë në pjesën e parë me anë të Sergei Makesonskyi duke barazuar dhe ekipet shkojnë në kabinë me rezultat të barabartë.

Duke u kthyer në pjesën e dytë për të shënuar edhe tre herë të tjera me anë të Mariglen Shosha, Aljusan Jasharov dhe krejt në fund për rezultatin përfundimtarë Sergei Makedonskyi për 1:4.

Faleminderit shumë të gjithë ata që ishin të pranishëm ku ishin lojtari ynë i 12-të”, njofton FC Kosova.

Ekipi i Kosovës renditet në vend të katërt me 18 pikë, ka 7 me pak se lideri VfL Jüchen-Garzweiler dhe një më shumë se TSV Eller 04 që zë pozitën e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat