Karim Benzema, fitues i Topit të Artë

Futboll

Karim Benzema, fitues i Topit të Artë

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 20:31 Përditësuar në ora: 21:56 më 17.10.2022
Karim Benzema

Zyrtare: Benzema e fiton Topin e Artë

Karim Benzema e ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2022.

Sulmuesi i Real Madridit e fiton këtë çmim për herë të parë në karrierë.

Francezi ishte i jashtëzakonshëm edicionin e kaluar, duke qenë lojtari kryesor në triumfin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga.

Trofeun ia dorëzoi ish-trajneri i tij, Zinedine Zidane. 

Man City e fiton çmimin e “Klubit të Vitit”

Në ceremoninë e Topit të Artë po vazhdojnë të ndahen trofetë.

Radha ishte për çmimin e “Klubit të Vitit”.

Ky trofe shkoi për Manchester Cityn, që fitoi Premierligën dhe kishte gjashtë futbollistë të tyre të nominuar për “Topin e Artë”.

France Football publikon renditjen e fundit në garë për Topin e Artë – mbesin vetëm katër emra

France Football po vazhdon të zbulojë renditjen e lojtarëve në top dhjetëshe, e që është një renditje tejet interesante.

Në vendin e dhjetë është renditur ylli aktual i Manchester Cityt, por që këtë renditje e ka nga garimi i tij me Borussia Dortmundin.

Në të nëntin është ish-fituesit i Topit të Artë në vitin 2018, Luka Modric, një renditje paksa befasuese dhe e papritur.

Në të tetin ka arritur të pozicionohet Vinicius Junior, që po ashtu pritej të pozicionohej më lartë.

Thibaut Coutois e ka zënë vendin e shtatë, ndërsa Kylian Mbappe dhe Mohamed Salah, janë pozicionuar në vendin e gjashtë, respektivisht në të pestin.

Mbappe, i gjashti më i miri në botë

Kylian Mbappe është votuar si lojtari i gjashtë më i mirë në botë.

Ndërkaq, një vend më poshtë se ai u votua portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois.

Salah, i pesti më i mirë në botë

Mohamed Salah është renditur në vendin e pestë, nga France Football, në kuadër të Topit të Artë.

Salah ishte fantastik, me Liverpoolin, gjatë sezonit të kaluar, duke arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve,

Courtois shpallet portieri më i mirë

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, është shpallur portieri më i mirë nga France Football duke e fituar kështu Yashin Trophy.

Courtois shijoi një stinor të paharrueshëm me Real Madridin duke arritur ta fitojë me ta kampionatin spanjoll dhe Ligën e Kampionëe.

Belgu do të mbahet mend sidomos për performancën heroike në finalen e Ligës së Kampionëve të cilën Mbretërit e fituan 1:0.

Lewandowski shpallet sulmuesi më i mirë

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, është zgjedhur sulmuesi më i mirë nga Frances Football.

Ai e fitoi çmimin Gerd Muller Trophy falë performancave të tij të mrekullueshme me Bayern Munchenin dhe me Poloninë stinorin e kaluar.

Lewa i realizoi 50 gola sezonin e shkuar për bavarezët.

Alexia Putellas, futbollistja më e mirë femër

Alexia Putellas është shpallur futbollistja më e mirë femër nga France Football, në kuadër të Topit të Artë.

Putellas ishte fantastike gjatë sezonit të kaluar me Barcelonën, duke fituar pothuajse gjithçka me klubin katalunas.

Mane fiton Socrates Award për kontributin e tij social

Futbollisti i Bayern Munchenit, Sadio Mane, është shpërblyer me çmimin Socrates.

Ky çmim i jepet lojtarit me iniciativën më të mirë shoqërore.

Mane njihet për humanizmin dhe kontributin e tij në vendlindje, përkatësisht në Senegal.

Modriq, i nënti më i mirë në botë

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq, është renditur si lojtari i nëntë më i mirë në botë nga France Football.

Përfaqësuesi i Kroacisë e kishte fituar Topin e Artë një herë në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat