Benzema: Karrierën do ta mbyll te Real Madridi

Futboll

Benzema: Karrierën do ta mbyll te Real Madridi

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 10:34
Karim Benzema

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema edhe zyrtarisht është futbollisti më i mirë në botë i këtij viti, pasi fitoi mbrëmë Topin e Artë.

Viti aktual për Benzeman ishte tejet i bujshëm, ku e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan me Real Madridin.

Po ashtu, ylli francez në 46 paraqitje në të gjitha garat arriti të regjistrojë 44 gola dhe 15 paraqitje në të gjitha garat.

Real Madridi pritet tani që ta shpërblejë Benzeman me një kontratë të re, ndërsa pas ceremonisë së Topit të Artë, francezi tha për “Onda Cero” se karrierën do ta mbyll te Reali.

“Unë karrierën do ta mbyll te Real Madridi. Nuk ka opsion tjetër për mua”, tha Benzema pas ceremonisë së Topit të Artë.

Në 615 paraqitje deri tani për Real Madridin, Karim Benzema ka arritur të shënojë 328 gola dhe të regjistrojë 160 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat