Krerët e Milanit do të takohen me babanë e Leaos për çështjen e rinovimit të kontratës

Futboll

Krerët e Milanit do të takohen me babanë e Leaos për çështjen e rinovimit të kontratës

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 10:50
Rafael Leao

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka përditësuar sot për të ardhmen e yllit portugez, Rafael Leao te kampioni italian, AC Milan.

Bëhet e ditur se krerët e Milanit do të takohen me babanë e Leaos për të diskutuar për çështjen e rinovimit të kontratës.

Propozimi i ri nga bordi i “Rossonerëve” do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim, ku kontrata aktuale skadon në vitin 2024.

Aktualisht, klauzola e lirimit në kontratën e Leaos është 150 milionë euro.

“Ne jemi optimistë që një marrëveshje e re do të nënshkruhet”, tha drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara.

Që prej transferimit nga Lille te Milani, Rafael Leao ka arritur të bëjë 128 paraqitje në të gjitha garat për kampionin italian, duke regjistruar 31 gola dhe 29 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat