Emini, talenti i ri premtues në Zvicër

Futboll

Emini, talenti i ri premtues në Zvicër

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 12:35
Emini, talenti i ri premtues në Zvicër

Naim Emini është një tjetër futbollist i talentur shqiptar, i cili ka filluar të shkëlqej në futbollin zvicerian.

18 vjeçari luan për ekipin e Azzurri Lausanne, ku po shfaq potencialin e tij.

Ai është i lindur në Zvicër, me prindër që kanë prejardhjen nga Vaksinca e Kumanovës.

Naimi është i datëlindjes 15 gusht 2004. I gjatë është 186 cm, kurse peshon 62 kg.

Ai hapat e parë në futboll i ka bërë në moshën 8- vjecare, duke luajtur për Chavannes, ndërsa më pas në Espagnol Lausanne dhe tani në Azurri Lausanne.

Në gjashtë ndeshjet e sezonit të ri, Naimi i ka shënuar 8 gola.

Ai spikat me një teknikë të lartë dhe njëherit luan me të dy këmbët, por e djathta është e preferuara e tij.

Ai mund të luajë si sulmues i djathtë, i majtë dhe qëndror. Naimi është i shkathtë dhe si i tillë hap korridore të lira me anë të driblimeve të tija. Për nga stili i lojës i ngjan yjeve të futbollit botërorë: Mbappe dhe Neymar.

Momentalisht Naim Emini është duke u vëzhguar nga skaut të ndryshëm të skuadrave të njohura zviceriane: Sion, Stad Lausanne, por edhe jashtë Zvicrës, si psh nga Turqia.

Ëndrra e tij është që një ditë të arrijë majat e futbollit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat