Huazimi i Zakarias te Chelsea do të pezullohet

Futboll

Huazimi i Zakarias te Chelsea do të pezullohet

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 18:27
Huazimi i Zakarias te Chelsea do të pezullohet

Prania e Denis Zakarias në skuadrën e Chelsea duket se do të jetë e shkurtër.

Mesfushori 25-vjeçar iu bashkua Bluve të Londrës në fund të merkatos së verës, por Thomas Tuchel dhe Graham Potter nuk e kanë përdorur atë për asnjë minutë deri më tani këtë sezon.

Në fakt,  lojtari zviceran e ka të vështirë të gjejë një vend ne formacionin e Chelsea, pa u përballur me ndonjë problem lëndimi, me dëshirën për t’i dhënë fund huazimit dhe për t’u kthyer te Juventus.

Ky është edhe skenari më i mundshëm përpara janarit, me “Bianconerët”, për të përballuar shumë probleme dhe për të mirëpritur mundësinë e rikthimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat