Futbollisti ka rrëfyer edhe një prapaskenë

Futboll

Futbollisti ka rrëfyer edhe një prapaskenë

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 20:24
Futbollisti ka rrëfyer edhe një prapaskenë

Rroca ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News”. Kapiteni i Instabulsporit ka treguar se nuk është i ftuar nga Shqipëria në miqësoren me Arabinë Saudite, atje ku janë grumbulluar vetëm emrat e rinj.

Gjithashtu futbollisti ka rrëfyer edhe një prapaskenë mes një organizimi që ka dështuar për një darkë në Stamboll mes lojtarëve shqiptarë.

“Ne jemi shumë lojtarë shqiptarë në Turqi që janë ftuar rregullisht nga Kombëtarja.

Janë shtuar së fundmi shqiptarët këtu, madje një ditë po diskutonim që të mblidheshim të gjithë lojtarët shqiptarë në Turqi, por ishte problemi që kush do të paguante (qesh). Vetëm biseda në telefon është problemi se kush paguan, se në tavolinë duan të gjithë të paguajnë pastaj.

Kush e ka problem të fus dorën në xhep? Kemi dalë me Roshin dhe pak lojtarë të tjerë, u pëlqen të vendosin dorën në xhep. Vetëm Topallin e kemi pak problem”, tha Rroca mes të qeshurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat