​Gerrard nuk i frikësohet shkarkimit

Futboll

​Gerrard nuk i frikësohet shkarkimit

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 09:45
Steven Gerrard

Trajneri i Aston Villas Steven Gerrard është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë në stolin e tij pasi rezultatet e kësaj skuadre në Premier Ligë janë shumë të dobëta.

Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Aston Villa ka mbledhur vetëm nëntë pikë, duke u pozicionuar në vendin e 17 në tabelë.

Për situatën e tij, ka folur vetë angleze i cili ka thënë se do t’ua dëshmojë të gjithëve se mund të bëjë shumë më mirë.

“Dua t’i provoj të gjithëve se mund të përmirësoj pozicionin tim”, tha Gerrard.

“Unë jam këtu për të luftuar dhe udhëhequr çdo minutë të çdo dite dhe kam besim të plotë në veten time se mund ta kthej këtë situatë”, ka theksuar më tutje ai.

Legjenda e Liverpoolit do ta ketë një tjetër ndeshje të vështirë sot ku do të përballet me Fulhamin në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat