Barcelona synon huazimin e Santos, e kërkon edhe Newcastle

Futboll

Barcelona synon huazimin e Santos, e kërkon edhe Newcastle

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 11:56
Barcelona synon huazimin e Santos, e kërkon edhe Newcastle

Barcelona raportohet se ka hyrë furishëm në garën për mesfushorin e Vasco de Gama, Andrey Santos.

Santos prej kohësh kërkohet nga Newcastle, por siç raportojnë mediat spanjolle, tashmë në garë për lojtarin ka hyrë edhe Barcelona.

‘Blaugranat’ synojnë në formë huazimi të transferojnë Santos-in në ‘Camp Nou’ qysh në janar, me drejtë blerje kartonin e plotë të lojtarit.

Krerët e katalonasve thuhet se janë duke u përgatitur për të nisur negociatat me agjentin e lojtarit, të cilin Xavi e do në skuadër qysh në janarin që po vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat