Intervistuan njëri - tjetrin

Futboll

Intervistuan njëri - tjetrin

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 15:54
Intervistuan njëri - tjetrin

Brentford ndali Chelsean në një barazim të thatë pa gola, aty ku sulmuesi i kombëtares, Armando Broja e startoi nga minuta e parë ndeshjen për “Blutë e Londrës. Në fakt, sfida nuk arriti të përmbushë pritshmëritë, mirëpo një episod ka bërë që të komentohet shumë.

Trajnerët respektivë të Brentford dhe Chelsea, Thomas Frank dhe Graham Potter intervistuan njëri-tjetrin para ndeshjes në një situatë e cila nuk ishte regjistruar kurrë më parë.

Dy teknikët ishin pjesë e studios së Amazan Prime dhe bashkëbiseduan më së miri me njëri-tjetrin duke këmbyer ide mbi futbollin teksa Frank i Brentofrd pyeti Potter se pse e ndryshonte aq shpesh formacionin.

Potter e mori me të qeshur dhe më pas u përgjigj seriozisht ndërsa më pas, pyeti Frank për ndryshimin mes Championship dhe Premier League. Ndërkohë, një ide e tillë është “përqafuar” menjëherë nga fansat që e kërkojnë diçka të tillë të kthehet në një traditë të Premier League teksa në komentet e tifozëve spikaste dëshira për të parë një bashkëbisedim të tillë mes Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat