Tonali: Emocione të paharrueshme

Futboll

Tonali: Emocione të paharrueshme

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 16:36
Tonali: Emocione të paharrueshme

Milani deri në këtë pikë të sezoni ka luajtur 14 ndeshje, teksa në 13 prej tyre Sandro Tonali ka qenë gjithmonë prezent. Kolonë e skuadrës kampione e Italisë, mesfushori është kthyer në një pikë referimi për trajnerin dhe shokët e skuadrës.

Përveç futbollit, ndër pasionet e tij është edhe moda, çka e ka shtyrë të bëjë një set fotografik për revistën e mirënjohur “Icon” në versionin e saj italian. Përveç fotove, 22- vjeçari ka lëshuar edhe disa deklarata të shkurtra në lidhur me muajt e fundit në skuadrën e tij të zemrës.

Ju vlerësojnë për karakteristikat në fushë, por edhe për karakterin. Kujt i ngjani?

Jam larguar nga familja që në moshë të vogël. Pavarësisht ngrohtësisë që familja dhe shokët mundoheshin të më dhuronin, unë kuptova shumë shpejt se në botën e futbollit duhet të kujdesesha vetë për veten. Është një botë e ashpër ku secili është vetëm, ndaj në këto rrethana mu skalit edhe karakteri.

Si ishte të festonit titullin me ekipin e zemrës?

Shumë bukur. Emocione të paharrueshme do të shtoja. Pas derbit të shkurti e kuptuam që të gjithë se mund të kishte qenë një sezon ndryshe. Nëse ishim në krye kjo po ndodhte për meritat tona dhe se nuk duhej të shpërdoronim asnjë rast për të rrëmbyer pikë. Me t’u ndërgjegjësuar për këtë fakt e patëm më të lehtë të ndiqnim rrugëtimin deri në fund të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat