Presidenti i La Ligas paralajmëron se futbolli spanjoll mund të pezullohet nga java e ardhshme

Futboll

Presidenti i La Ligas paralajmëron se futbolli spanjoll mund të pezullohet nga java e ardhshme

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 18:16
Javier Tebas

Sipas raportimeve të fundit nga “El Partidazo de Cope”, presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka informuar të gjitha klubet spanjolle se futbolli spanjoll mund të pezullohet nga java e ardhshme.

Tebas ka paralajmëruar se ka gjasa të mëdha që futbolli spanjoll të pezullohet nga java e ardhshme, në formë proteste kundër qeverisë, pasi kjo e fundit miratoi ligjin i cili e bënë të mundshëm krijimin e Super Ligës së Evropës.

Ky ligj që e bënë të mundur ringjalljen e projektit të Super Ligës, e vë në rrezik marrëveshjen e La Ligas për të drejtat televizive, e njohur ndryshe si marrëveshja “CVC”.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje sa i përket projektit të Super Ligës, të cilin e mbështesin klubet e njohura si Real Madridi, Juventusi e Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat