Kjo është nota për Granit Xhakën nga mediumi britanik  

Futboll

Kjo është nota për Granit Xhakën nga mediumi britanik  

Nga: K. Goca Më: 20 tetor 2022 Në ora: 23:14
Xhaka, foto AFP

Futbollisti Granit Xhaka është kreator i fitores së Arsenalit me rezultat 1:0 ndaj skuadrës holandeze PSV, në takimin e mbetur të xhiros së dytë të Grupit A të Europa League.

Kapiteni Xhaka në minutën e 70-të nga rreth 14-15 metra shënoi gol të bukur në këndin e poshtëm të djathtë të skuadrës rivale. 

Mediumi britanik “Daily mail” ka vlerësuar lojtarët me nota, Xhakën me notën 7.   

Notat, Arsenali - PSV

Arsenal (4-2-3-1): Turner 6; Tomiyasu 7 (White 76’, 6), Holding 6, Gabriel 6.5, Tierney 6.5; Lokonga 5.5 (Partey 67’, 6), Xhaka 7; Saka 7 (Nelson 85’), Vieira 6.5 (Odegaard 67’, 7), Nketiah 7, Jesus 6.5 (Martinelli 76’, 7)

PSV (4-2-3-1): Benitez 7; Mwene 6.5, Silva 6, Obispo 6, Max 5.5 (Teze 66’, 6); Sangare 6, Gutierrez 5.5; Simons 7 (Ledezma 90’), Veerman 6 (De Jong 77’, 6), Gakpo 5; Til 5 (Madueke 65’, 7.5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat