Shembet në tokë përpara shokëve të ekipit, ndërron jetë

Futboll

Shembet në tokë përpara shokëve të ekipit, ndërron jetë

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 11:06
Davide Gavazzi, në të majtë

Një tragjedi ka ndodhur në futbollin amator italian. Davide Gavazzi ishte vetëm 28 vjeç dhe luante si portier me Montagna Pistoiese.

Ai ka humbur jetën ndërkohë që po përgatitej të luante kundër Cintoleses.

Në një moment është ndjerë keq, teksa është shembur në tokë ndërkohë që po bënte nxehjen.

Një helikopter e ka dërguar menjëherë në një nga spitale e Firences, por mjekët nuk ia kanë dalë ta mbajnë gjallë portierin italian.

Edhe pse ndërhyrja ishte e shpejtë, Gavazzi ka ndërruar jetë në spital, ngjarje që ka tronditur e shokuar klubin e Pistoias dhe jo vetëm. “Gjithçka ndodhi në pak sekonda. Ne jemi të shokuar, të shkatërruar!

Një moment para se të flisja me të bëra një shaka, sepse ai ishte portieri ynë i dytë dhe këtë herë duhej të luante titullar. Sapo u ktheva, dëgjova dikë që u shemb përtokë. Ishte ai… ”, deklaroi trajneri Marco Iori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat