Përse zgjodhi Milanin?

Futboll

Përse zgjodhi Milanin?

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 20:18
Përse zgjodhi Milanin?

Pronari i ri i Milanit është Xherri Kardinale, italo-amerikan, që si pararendësit e tij, në Itali duket pak, por që ka në plan të bëjë shumë. I pranishëm në konventën e “Invest in Sports”, 61-vjeçari ka shpjeguar planet e tij te kampionët e Italisë.

“Unë nuk mjaftohem me faktin që jam pronari. Nuk do të rri duarkryq dhe sfida ime është që ta ‘shkund’ pak. E sigurt është që nuk do të zbarkojmë me ‘pushkë në dorë’ e të përmbysim gjithçka”.

Në Itali e pret një sfidë e madhe pasi dihet se çfarë burokracish ka, por Kardinale ka arsyet e tij përse zgjodhi Milanin.

“Në vija të përgjithshme, parametrat mes kampionateve të ndryshme janë të ngjashme.

Kudo ka veçori që duhen mbajtur parasysh. Në Itali nuk ndërtohet një stadium i ri prej më shumë se 10 vjetësh dhe kjo është shumë domethënëse. Një tjetër mungesë barazie është te të drejtat televizive.

Në Angli arkëtohet trefishi. Milani sapo ka fituar titullin dhe duam të rifitojmë, ndërkohë që në Champions do të jetë pak më e vështirë sepse diferenca me anglezet është ende shumë e madhe”, përfundoi pronari i “Djallit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat