Pique do mbajë veshur fanellën me logon e Shakirës

Futboll

Pique do mbajë veshur fanellën me logon e Shakirës

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 11:21
Pique

Logoja e Drake-ut nuk do të jetë e vetmja që Barcelona do të mbajë në fanellën e saj.

Arsyeja përse logoja e tij u vendos në bluzën e klubit blaudrana para “El Classico”-s ishte publikimi i këngës së tij të re. Katalanasit kanë lidhur një marrëveshje me “Spotify”-in, prandaj këta të fundit kanë vendosur të promovojnë këngëtarët e tyre përmes skuadrës spanjolle.

Një prej këngëtareve që mund të marrë të njëjtin trajtim si Drake-u është edhe Shakira.

Artistja kolumbiane ka nxjerrë në treg këngën e saj të re dhe për këtë arsye “Spotify” mund ta përdorë logon e saj në fanellat e Barcelonës për një ndeshje të ardhshme.

Një veprim i tillë do të ishte një surprizë e hidhur për Pique-në. Mbrojtësi spanjoll nuk ka shumë kohë që është ndarë nga Shakira dhe të luajturit me logon e saj në fanellë do të jetë e sikletshme për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat