Neves: Të gjithë lojtarët duan të luajnë një ditë për Barcelonën!

Futboll

Neves: Të gjithë lojtarët duan të luajnë një ditë për Barcelonën!

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 11:27
Neves

Ruben Neves në ditët e fundit është përfolur për një transferim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

25-vjeçari, i cili numëron 32 ndeshje me kombëtaren luzitane, është pjesë e Wolves në Premier League, por duket se është gati për t’u transferuar në La Liga

“Nëse pyet në përgjithësi, të gjithë lojtarët duan të luajnë një ditë me Barcelonën!

Ata janë një nga klubet më të mirë në botë. Është privilegj për mua fakti që emri im lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona.

Kush është ai që nuk do të donte të luante me atë ekip? Është normale që të gjithë e kanë atë dëshirë”, deklaroi mesfushori portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat