Mancini kritikon ashpër sjelljen e Ronaldos

Futboll

Mancini kritikon ashpër sjelljen e Ronaldos

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 12:05
Mancini kritikon ashpër sjelljen e Ronaldos

Roberto Mancini, trajneri i kombëtares italiane në “Rai 2”, në emisionin “Atuttocalcio” u përgjigj në lidhje me situatën që po kalon Kristiano Ronaldo te “Djajtë e Kuq”.

“Unë nuk e di situatën e Ronaldos, por, nëse ai refuzoi të hynte në fushë, bëri një gabim. Ai ende shënon, por me kalimin e moshës bëhet më e vështirë. Fatkeqësisht nuk mund të luash përgjithmonë, ” tha në fillim trajneri italian.

A më tej iu përgjigj disa pyetjeve specifike.

“Më të fortit që kam stërvitur? Ibrahimovic, Aguero dhe Jaja Turé. Për talentin që ka Balotelli, mund të ishte ndër më të mëdhenjtë. Edhe kështu, ka bërë shumë.

Zaniolo?

Do të varet nga ai, por edhe nga puna jonë si trajnerë të tij. Koha kalon, pres që të bëjë shumë për potencialin që ka.

Raspadori?

E mora në Kampionatin Evropian edhe pse pati pak ndeshje në Serie A, por me cilësi të rëndësishme. Ai është një djalë shumë i zgjuar, çka përbën gjithashtu avantazh. Në ligën italiane duhet të ketë më shumë italianë, mund të jetë një avantazh,” tha në fund Mancini.

Kujtojmë se Roberto Mançini u pozicionua i 19-ti në renditjen e hartuar nga revista “Four Four Two” me 50 trajnerët më të mirë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat